FOTOT/ Rreth 500 metra, njihuni me ndërtesën më të lartë në Evropë. Ja ku ndodhet

104

Kulla “Lakhta” me një lartësi prej 462 metrash është thuajse e përfunduar. Ndërtesa gjigante është ndërtuar në Shën Petersburg dhe e bën atë ndërtesën më të lartë në Europë.

Gjithashtu, është edhe qiellgërvishtësi më verior i botës. Ndërtesa ka 87 kate, ndërsa struktura e saj është me të vërtetë e jashtëzakonshme duke e bërë atë unike në llojin e saj.

Hapësirat për banim dhe ato komerciale do të jenë të vendosura në një lartësi prej 360 metrash, ndërsa mbi to një kuvertë vrojtimi dhe restoranti do të ofrojnë një pamje të magjishme mbi Gjirin e Finlandës.