FOTOT – Rreth 70% e grave të punësuara në Krujë janë në sektorin e artizanatit

13

Rreth 70% e grave të punësuara në qytetin e Krujës, janë të angazhuara në sektorin e artizanatit dhe rreth 40% e bizneseve në fushën e zejtarisë drejtohen nga gratë sipërmarrëse.

Sektori i artizanatit ka rëndësi të madhe ekonomike për bashkinë e Krujës, dhe në veçanti për gratë dhe fuqizimin ekonomik të tyre.