FOTOT/ Rruga e vjetër Fier- Vlorë, realizohen 55% e punimeve të rehabilitimit

4

Në kantierin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Fier- Vlorë (segmenti i vjetër që kalon përmes Levanit), po vijon me ritme larta puna për përfundimin e saj.

Sipas autoriteteve, për 4 muaj realizimi fizik ka arritur në masën 55%.

Punimet rehabilituese konsistojnë në rikualifikimin e plotë, në riparimin e shtresave asfaltike, veprave të artit sipas standardeve më të mira, teksa rruga do të zgjerohet edhe me dy metra të tjerë.

Ky aks, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin në atë zonë, por do të mbështesë bujqësinë e agroturizmin.

Si një zonë shumë e populluar dhe me potencial të lartë në prodhimin bujqësor, rikualifikimi i këtij aksi i vjen në ndihmë fermerëve të dalin më shpejtë në treg me prodhimet e tyre, ndërsa nxit zhvillimin e agroturizmit.