FOTOT/ Rruga Elbasan-Peqin, po punohet për rehabilitimin e shtresave asfaltike

4

Në kuadër të zbatimit të kontratave të mirëmbajtjes në aksin rrugor Elbasan-Peqin po punohet për rehabilitimin e shtresave asfaltike.

Sipas grafikut të punimeve është parashikuar që deri më 31 dhjetor të përfundojnë rreth 14.000 m2 asfalt duke përmirësuar në mënyrë të ndjeshme lëvizjen e përdoruesve të rrugës në këtë aks.

Në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Qarkut të Elbasanit po ndiqet menaxhimi i trafikut për të mos pasur probleme me qarkulimin.