FOTOT/ Rruga Porto Romano-Durrës drejt përfundimit

75

Në kantierin e rrugës Porto Romano-Durrës vijon puna, ndërsa aktualisht në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltike dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar.

Ky projekt i rëndësishëm do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të jetë në funksion të Parkut Energjetik, Portit Industrial, si dhe zonave të lira ekonomike.

Ky investim me gjatësi rreth 6 km është pjesë e aksit të ri rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës me zonën e Porto Romanos.