FOTOT/ Rrugët e zonës muzeale në Gjirokastër me ndriçim LED

38

Në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës do të ketë ndriçim publik me teknologjinë LED.

Strukturat e bashkisë, po ndërhynë për mirëmbajtjen e pikave të ndriçimit në zonën muzeale të qytetit në instalimin e llambave LED, ku gjatë këtyre ditëve po punohet në zonën e “Bashtes së Teqes”dhe pranë gjimnazit “Asim Zeneli”.

Ndriçimi LED është  një formë eficiente që do të aplikohet edhe në rrugë të tjera të qytetit e fshatrave.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Qyteti i gurtë po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.