Stina e vjeshtës sjell dhe sezonin e shirave dhe për këtë bashkia e Tiranës i ka paraprirë me pastrimin e Lanës nga mbetjet.
Për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati, ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit e Bashkisë së Tiranës, ka punuar intensivisht për të pastruar shtratin e Lanës.
Sikurse mund të shihni dhe fotot nga puna e nisur tashmë në terren, makineritë e rënda si dhe punonjësit kanë bërë të mundur rehabilitimin e të gjithë shtratit të lumit duke hequr plastikë dhe inerte.
