FOTOT – Sezoni i reshjeve, aksion për pastrimin e Lanës në Tiranë

24
MINOLTA DIGITAL CAMERA

Stina e vjeshtës sjell dhe sezonin e shirave dhe për këtë bashkia e Tiranës i ka paraprirë me pastrimin e Lanës nga mbetjet.

Për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati, ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit e Bashkisë së Tiranës, ka punuar intensivisht për të pastruar shtratin e Lanës.

Sikurse mund të shihni dhe fotot nga  puna e nisur tashmë në terren, makineritë e rënda si dhe punonjësit  kanë bërë të mundur rehabilitimin e të gjithë shtratit të lumit duke hequr plastikë dhe inerte.

MINOLTA DIGITAL CAMERA