FOTOT/ Shafrani i Sharrit, bima e trojeve shqiptare

161

Shafrani i Sharrit (Crocus scardicus Kosanin) është një bimë endemike që gjendet vetëm në disa zona të kufizuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Është i përhapur në lartësitë e maleve të Korabi, Kallabakut, Sharrit dhe Jabllanicës, të vendosura midis kufijve të tre vendeve.

Duke qenë lloj shumë i rrallë dhe me shtrirje gjeografike të kufizuar, bima është pjesë e listës së kuqe të IUCN.

Bima rritet në kullota subalpine dhe alpine dhe livadhe pranë brezave të borës ose në afërsi të rrjedhave ujore, nën shoqërimet me Poion violaceae, Ranunculion crenati dhe Seslerion comosae të rajoneve të maleve të larta, midis lartësive prej 700 dhe 2.500 m mnd.

Duke marrë parasysh ndryshimin e klimës globale dhe uljen e reshjeve të borës, kushtet ekologjike për mbijetesën e kësaj specie në kullotat subalpine dhe alpine po bëhen gjithnjë e më të pafavorshme si rezultat i uljes së lagështisë së tokës.

Fotot janë bërë në Sorokol (Dibër), lartësia 2150 m mnd./ Flora shqiptare