FOTOT/ Shkolla “Iliria” në Fushë Krujë me panele diellore

48

Shkolla “Iliria” në Fushë Krujë është gati për të pritur nxënësit. Një shkollë e rindërtuar me të gjithë paramentrat për një mësimdhënie sa më komode. Pas rindërtimit në këtë shkollë ka zënë vend risia e vetëprodhimit të energjisë me panele diellore.

Që nga fillimi i këtij viti, pas rritjes së çmimit të energjisë për abonentët e lidhur në tensionin e mesëm, bizneset nisën të instalojnë panelet diellore për konsumin e ndërmarrjeve të tyre duke bërë që ta vetëprodhojnë energjinë elektrike. Energjia e prodhuar nga panelet diellore në këto biznese siguron 100 përqind të nevojave gjatë periudhës me diell, në Pranverë e Verë. Ndërsa në një vit, deri në 60 përqind.