FOTOT/ Shmangia e rrëshqitjes së dheut, vazhdon puna nga tuneli i Krrabës drejt Elbasanit

149

Vazhdon  intensivisht puna në autostradën Elbasan-Tiranë nga segment tuneli i Krrabës drejt Elbasanit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehet se në autostradën Elbasan-Tiranë  po punohet për eleminimin e rrëshqitjet e dheut dhe sistemimin e shpatit të rrugës.

“Po punohet për eleminimin në një kohë sa më të shpejtë të rrëshqitjes dhe stabilizimin e shpatit duke garantuar sigurinë e lëvizjes”, sqaron ARRSH.

Gjatësia totale e rrugës është 27 km, gjerësia është 28 m, me dy karexhata të pavarura me nga dy korsi lëvizjeje (me gjerësi 3.75 m) dhe me nga një korsi emergjence (me gjerësi 3.00 m) secila.

Rruga është e ndarë në tre segmente: segmenti 1 Tiranë – hyrje e Tunelit të Kërrabës, segmenti 2 Tuneli i Kërrabës, segmenti 3 dalje e Tunelit – Elbasan.

Aksi Tiranë-Elbasan dhe është parashikuar të përfundojë plotësisht në fund të vitit 2018.