FOTOT/ Shndërrimi i Muzeut Kombëtar, ja si do të rikonceptohet

116

Hyrja duhet të jetë ftuese dhe transparente, ekrane digjitale, recepsion, dyqan suveniresh, bar-kafe, gardërobë, forma interkative digjitale. Këto fraza, shoqërojnë një imazh modern të Muzeut Kombëtar në atë që do të jetë ai, pas një ndërhyrjeje të ardhshme.

Duke qenë se prej kohësh është diskutuar gjendja e tij, ndonëse iu nënshtrua një ndërhyrjeje me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, duket se kjo e dyta do ta shndërrojë atë, ndonëse deri më tani, bëhet fjalë për një shndërrim imazhi më shumë se sa për nevojat që ai ka për sisteme ajrimi e kondicionimi për ruajtjen e fondeve.