FOTOT/ Shndërrimi i pabesueshëm i Belshit, tashmë destinacion turistik

342

Belshi është kthyer në një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit.

Investimet e kryera së fundi e kanë shndërruar tërësisht këtë qytet.

Dje dhe sot në Belsh po zhvillohet festa “Nimfa e Liqeneve”.

Nën siglën e kësaj feste, u çel në qendrën e Belshit Panairi i prodhimeve bujqësore. Fermerë dhe agropërpunues të Belshit por edhe të zonave për rreth ekspozuan prodhime tradicionale dhe produkte të përpunuara nën logon e biznesit të tyre që zhvillojnë në Belsh. Festa bëri bashkë edhe grupet folkrorike nga Elbasani.

Koncertet folklorike që po shoqërojnë ditët e “Nimfës së Liqeneve”, janë kolazhi më mikpritës i popullit të kësaj zone që fton vizitorë dhe pushues të shumtë të mos e humbin këtë festë e të bëhen pjesë e saj.