FOTOT/ Shtegu i Ngjyrave në Kukës, magjia e turizmit malor

90

Qindra vizitorë vizitojnë çdo javën “Shtegun e Ngjyrave”, një nga destinacionet më të bukura të Kukësit.

Shtegu i Ngjyrave pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik është destinacioni më i ri për të apasionuarit pas natyrës dhe ngjitjeve në mal. Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira pa mat në një fushë më ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar më këto pllaja malore të mrekullueshme.

Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, natyra më diversitete të bimësisë nga ato medicinale deri dhe piktoreske, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor në Kukës.