FOTOT/ Si po kthehet Shqipëria në ‘parajsën’ e shpendëve të rrallë

25

Aftësia e shpendëve për të përshkuar mijëra kilometra mbi kontinente me qëllim mbërritjen në vendet e folezimit apo dimërimit, na bën të kuptojmë se duhet të veprojmë të bashkuar për mbrojtjen e tyre. Ndërkaq, rasti i familjes së lejlekut të zi, i publikuar disa ditë më parë, është akoma më i veçantë për arsyen se kjo familje është vendosur pikërisht në vijën kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, përgjatë lumit Vjosë, në anën e fqinjëve!

Ky lloj ngjason me kalin e qyqes për zgjedhjen e rrugës së shtegtimit, vendet e dimërimit, apo përcaktimin e vendfolezimeve, në rastet kur e ndërton atë në shkëmbinj. Përdorimi i gjerë i territorit të kullotjes, duke përfshirë dy shtete, është një tjetër ngjashmëri midis këtyre llojeve, e cila riktheson rëndësine e ruajtjes së ekosistemeve natyrore ndërkufitare, si një të vetme.

Tre zogjtë e kësaj familje të lejlekut të zi, megjithëse kanë lënë folenë, ende janë ende nën përkujdesjen e prindërve, e cila zgjat përreth një muaj derisa të vegjlit të përvetësojnë aftësitë e gjuetisë. Gjatë kësaj kohe, edhe pse pranë territorit, këta zogj e shpenzojnë pjesën më të madhe të ditës jashtë folesë, duke e lënë ekipin tonë në pritje përreth 3 orë afër muzgut, deri sa ata të ktheheshin në fole.

Pavarësisht pozicionimit të folesë, raportimi i @Gert Hoxha në grupin @Wildlife Albanian Photographers mbetet i një rëndësie të veçantë.

Tashmë Shqipëria është kthyer në një vend të pëlqyer për shpendet/ Protection and Preservation of Natural Environment in Albania