FOTOT/ Si po shfrytëzohen bimët mjekësore në zonat malore në dobi të ekonomisë familjare

27
Fuqizimi i grave në sektorin rural është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
Në bashkinë e Pukës, qendra e gruas “Hapa të Lehtë”, po bashkëpunon me projekte të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe donatorëve të ndryshëm, për angazhimin e grave në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike, që janë një pasuri e madhe natyrore në këtë bashki.
Ekspertët e fushës po japin një kontribut të çmuar në përfshirjen dhe fuqizimin e grave pukjane në aktivitetin me bimët mjekësore, duke u fokusuar specifikisht në trajnimin e tyre, për identifikimin në Malin e Munellës, të bimëve mjekësore që mund të përdoren për çajra të ndryshme.
Në trajnim e organizuar ditët e fundit në bashkinë Pukë, morën pjesë mbi 20 gra dhe vajza, anëtare të grupit të grave nga fshati Gjegjan. Ato u këshilluan për praktikat më mira për mbledhjen në natyrë të bimëve mjekësore e aromatike që sigurojnë standarde të cilat i kërkon tregu.