Pas një muaji pune të kujdesshme, që kërkonte shumë durim e pasion, përfundoi restaurimi i Mozaikut të Tiranës, këtij simboli të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.
Bashkë restaurimin e Mozaikut përfundoi edhe Atelieja e Restaurimit, e cila mblodhi së bashku specialistë nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.
Mozaiku i Tiranës, monumenti më i vjetër, monument kulture i kategorisë I, është siti arkeologjik më i vizituar i kryeqytetit. Mozaiku i Tiranës për nga ana e ndërtimit, materiali dhe teknika e përdorur i përket artit paleokristian.