FOTOT/ Spektakli i rrallë në qytetin me vetëm 300 banorë

22

Zona ku jetojnë një komunitet i vogël, quhet Reine. Qyteti në ishujt Lofoten, në Norvegji, merr një pamje befasuese dhe e gjitha kjo, natyrale.

Karakteristike aty janë shtëpitë, kryesisht në ngjyrë vishnjë, si për t’u dalluar gjatë dimrit, nga bora që mbulon shpatet e malit Reinebringen, që duket në sfond.

Numëron vetëm 300 banorë, të cilët, kryesisht merren me peshkim. Edhe pse konsiderohet, si një nga pjesët më të paarritshme të vendit, qyteti  vizitohet nga mijëra turistë çdo vit.

Pse? Sepse në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka magjike sa herë që erret. Në Reine, kemi shfaqjen më mahnitëse të fenomenit natyror, të quajtur “dritat e Veriut”.

“Dritat e Veriut” janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, kur qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, saqë falë tij, organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan ta shohin spektaklin e natyrës, nga afër.

Fenomeni është i njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë i tij, thuhet të jetë Aristoteli.

Si krijohet kjo pamje?

Nga përplasja e grimcave të ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet) nga hapësira, që bllokohen në fushën magnetike të tokës, lëvizin drejt Polit të Veriut dhe më në fund, reagojnë me grimcat e ajrit.