Stadiumi i ri i Kukësit është në fazën e përfundimit të punimeve ndërsa është shtruar edhe tapeti i gjelbër.
Stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës është një tjetër projekt që po ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s. Impianti i ri sportiv në veri të vendit do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese.
Në këtë stadium do të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që është sipas standardeve më të mira, i pajisur me një sallë konferencash për 80 persona, dhomën e delegatëve të UEFA-s me të gjitha standardet, dhomat e veshjeve etj.