Mbi 50 të rinj sot në Sarandë iu bashkuan një aksioni për të pastruar sheshin kryesor të qytetit në kuadër të programit #ReLOaD2 gjatë kësaj jave.
Sezoni turistik po mbyllet, ndërsa të rinjtë e Forumit Tematik Rinor, në bashkëpunim me Bashkia Sarande, shkollën 9-vjeҫare, gjimnazin publik “Hoxha Tahsim” dhe projektin ReLOaD2 ndërmorën një aksion pastrimi më qëllim angazhimin e tyre konkret në mbajtjen e qytetit pastër, si edhe për të dhënë një shembull të angazhimit të të rinjve në aktivitete edukuese.
Aktiviteti u zhvillua përgjatë shëtitores së Sarandës, nga zona e plazhit të ri deri në fund të saj.