FOTOT/ Tepelenë, vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Salari-Nivicë

67

Në Tepelenë vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Salari- Nivicë, e cila së shpejti do të jetë realitet për banorët e kësaj zone, por edhe për të gjithë turistët e vizitorët e zonës së jugut.

Aktualisht punimet po vazhdojnë me punime nënshtresash dhe vepra arti.

Kjo rrugë lidh zonën e Lopësit si dhe Salarinë me Nivicën, duke dalë në det me investimet e tjera që po kryhen në rrugën Gusmar-Kuç dhe Lotin e III të rrugës së Lumit të Vlorës.