FOTOT/ Thethi i preferuari i turistëve, mbi 1800 vizitore vetëm fundjavën e kaluar

34

Thethi është padyshim një prej destinacioneve më të mira malore që ofron Shqipëria. Ajri i pastër, natyra mahnitëse, malet e thepisura, burimet e kristalta, si dhe mikpritja e zonës e bëjnë atë një destinacion të preferuar për të gjithë.

E ndërsa jemi në gjysmën e shtatorit, Parku Kombëtar i Thethit vijon të jetë ndër pikat më të vizituara në Shqipëri.

Vetëm fundjavën që kaloi, sipas Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, fshatin turistik e vizituan më shumë se 1800 turistë të huaj dhe vendas!

Qendra e Informacionit Theth vijon të jetë e hapur çdo ditë të javës si një “përshëndetje ” e parë për secilin turist, ndërsa ParkuKombëtarTheth vijon të jetë zgjedhja më e mirë për një fundjavë fantastike vjeshte.