Pas një vere të mbushur me spektakle kulturore e sportive, sheshi “Skënderbej” ka rimbledhur sërish qytetarët e Tiranës për një shfaqje të veçantë.
Të shtunën, qytetarë të shumtë dhe të vegjlit patën mundësi të ndiqnin një nga spektaklet më të njohur në botë, atë që njihet si Teatri i Rrugës “Mobile Homme”, i organizuar nga Ambasada e Francës në Shqipëri.
Shfaqje të ndryshme pati dhe nga trupa e Cirkut Kombëtar dhe Banda Frymore e Qytetit të Tiranës.