Fotot/ Transformimi i Beratit, punime intensive për infrastrukturën urbane

104

Qyteti i Beratit po merr një pamje të re si rrjedhojë e ndërhyrjeve që po kryhen për rikualifikimin urban të tij.

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, aktualisht ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës “Mihal Komneno”, si dhe rigjenerimi i pikës panoramikë Tabja në kala.

Ndërkohë, njofton se po vijon puna për projektimin e ndërhyrjeve për përmirësimin e infrastrukturës urbane, mobilitetin e qytetarëve si dhe atraksionet turistike të qytetit.

Rikualifikimi urban i qytetit po kryhet në kuadër të programit për Zhvillimin e Integruar Uraban dhe Turizmit, i cili po zbatohet nga FSHZH dhe financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore.