Pushuesit dhe vizitorët e shumtë që frekuentojnë Pogradecin, kanë mundësi të eksplorojnë dhe aksesojnë më lehtë intinerarin turistik Tushemisht- Peshkëpi- Shën Naum, në sajë të markimit që i është bërë këtij shtegu turistik.
Projekti “Të rinjtë udhëtojnë – Të ecësh përmes së bukurës dhe kulturës”, i mbështetur nga Bashkimi Europian, ka mundësuar grupin e të rinjve “Nucleus Albania” të zbatojnë aktivitete të ndryshme në zhvillimin dhe promovimin e turizmit.
Identifikimi dhe eksplorimi i atraksioneve përgjatë shtegut Tushemisht – Peshkëpi- Shën Naum – Tushemisht, duke shënjestruar dhe markuar shtigjet si për këmbësor ashtu edhe për biçikleta, është një nga qëllimet e projektit për një turizëm të qëndrueshëm gjithë vjetor.
1 ditë dhe 1 natë më shumë në Pogradec dhe Ohër, duke shijuar liqenin dhe malin; natyrën dhe agroturizmin; destinacionet e kulturës dhe ato fetare është oferta më e bukur në këtë sezon veror



