FOTOT/ Ulëza, destinacioni i fshehur shqiptar që duhet vizituar! I vetmi eko park në Shqipëri

323

Kjo është qyteza e Ulzës!

Ndodhet vetëm 70 kilometra apo 1 orë e 10 minuta larg Tiranës!

Ndërtimi i rrugës dhe investimet me fokus turizmin i kanë dhënë zhvillim duke e kthyer në një destinacion këto ditë vjeshte!

Ulza është i vetmi Eko-Park në Shqipëri i cili do të zhvillohet sipas një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Mat dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Liqenet janë atraksioni kryesor.

Aty mund të zhvillohen sporte të ndryshme ujore, apo me një xhiro me skaf.

Gjithçka në praninë e pulëbardhave që fluturojnë mbi liqen!

Kulinaria e zonës është e pasur.

Tava e krapit të kapur aty në liqen është padyshim zgjedhje e parë.

Ndërsa produkte të tjera tradicionale mbushin tryezat në lokalet që po marrin zhvillim buzë liqenit.