FOTOT/ Unaza e Madhe e Tiranës drejt përfundimit

109

Në Unazën e Madhe të Tiranës vijon puna me ritme të larta për të përmbyllur sa më shpejt këtë vepër të rëndësishme për kryeqytetin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “në Lotin 2 të Unazës së Tiranës vazhdon puna për shtresën e fundit asfaltike në rrugët paralele”.

Sipas ARRSH-së, po punohet paralelisht me përfundimin e ndriçimit dhe fillimin e vendosjes së sinjalistikës rrugore.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.