FOTOT/ Vazhdon puna për rinovimin e Muzeve në Qytetin e Gjirokastrës

82

Pas përfundimit me sukses të rehabilitimit të infrastrukturës dhe restaurimit të kalldrëmeve, në pazarin e Gjirokastrës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit vazhdon me sagën e projekteve në këtë qytet që mbart vetëm vlera.

“Përmirësimi dhe Rinovimi i Sistemit të Muzeve në Qytetin e Gjirokastrës” është një projekt që zhvillohet në kuadër të “Programit për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turizmin”.

Ky projekt me financim nga Banka Botërore dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përbëhet nga 4 komponentë:
-Restaurimi dhe Muzealizimi i Muzeut Etnografik
-Muzealizimi i Shtëpisë së Ismail Kadaresë
-Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut “Kronikë në gurë” – Rruga “Sokaku i të Marrëve”
-Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut të Edward Lear dhe Udhëtarëve

Aktualisht punimet janë përqendruar në:
-Rrjetin elektrik
-Shtrimin me kalldrëm
-Punime sistemimi, etj

Çdo ndërhyrje trajtohet në mënyrë të tillë që të ruajë vlerat e sokakëve dhe shesheve, qofte në paraqitje, materiale apo edhe teknik a të përdorura.

Gjirokastra ka shumë për të ofruar dhe me këtë investim ajo i përgjigjet kërkesave të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Bukuria natyrore, objektet arkeologjike, historia, kultura, kulinaria, etj janë gërshetuar më së miri në këtë qytet.