FOTOT/ Vendosen shtylla ndriçimi në autostradën Tiranë-Durrës

57

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se ka nisur investimin në autostradën Tiranë Durrës për sistemin e ndriçimit me qëllim rritjen e sigurisë.

Sipas ARRSH-së, puna do të kryhet përgjatë natës në mënyrë që të mos pengohet trafiku.

“Në autostradën Tiranë-Durrës është punuar gjatë natës, për të mos penguar trafikun, me riparimin e ndriçimt dhe vendosjen e disa shtyllave të ndriçimit duke shtuar sigurinë e qarkullimit të mjeteve kur udhëtojnë natën”, bën të ditur ARRSH.