FOTOT/ Vijojnë punimet për asfaltimin e aksit Shkafanë-Lalëz-Ishëm

39

Vijojnë me ritme të mira punimet në objektin: “Përmiresimi i shtresave rrugore në aksin: “Shkafanë-Lalëz-Ishëm, Njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës”.

Ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës për banorët e zonës, si dhe i jep mundësi zhvillimi bizneseve private të llojit “Agroturizëm” në këtë zonë.

Gjithashtu kjo pritet të ndikojë edhe në numrin e turistëve.