FOTOT/ Vijon puna për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Përmet-Çarshovë

110

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se ndërkohë po vijojnë punimet në objektin: “Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet – Çarshovë”.

Sipas njoftimit zonat me natyrë piktoreske që ofron Përmeti dhe fshatrat përreth tij do të jenë lehtësisht të arritshme, falë infrastrukturës që sa vjen e përmirësohet.

FSHZH bën me dije se rruga Përmet – Çarshovë, aktualisht një kantier i hapur,  do të kthehet në një mundësi të re për shijuar mrekullinë e natyrës përmetare.