FOTOT/ Vijon puna për transformimin e qendrës së Fierit

21

Në Fier po vijon puna për rehabilitimin e segmentit të dytë të lumit Gjanica, që do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik të qytetit.

Aktualisht punimet janë përqendruar në përfundimin e shëtitores dhe shkallëve në krahun e djathtë të rrjedhës së lumit Gjanica.

Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica do të sjellë ripërtëritje urbane, si dhe qëndrueshmëri të zhvillimit mjedisor, ekonomik e kulturor.

Projekti është në vijimësi të projektit për rikonceptimin e qendrës së qytetit dhe të ndërtimit të Pallatit të Sportit të lojërave me dorë.

Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit, ndërsa në kuadër të tij u rikonceptua edhe sheshi qendror, i cili i mungonte qytetit.