FOTOT/ Vjen në Durrës kroçera me qindra turistë nga 22 vende të Botës

140

Shqipëria vazhdon të tërheq turistë të shumtë dhe në fillim të muajit nëntor ku vetëm sot 699 turistë nga 22 vende të botës mbërritën në Durrës me kroçerën “Nautica”.

Kroçera kishte vizitua portin e Durrësit edhe në vitin 2014, ndërsa lundrimi i saj sot mbyll udhëtimet e programuara të kroçerave në Durrës për vitin 2018-bën të ditur Qendra e Informacionit në APD.

Anija turistike që u ankorua në kalatën 5 mbërriti nga Argostoli (Greqi), në kuadër të një turi 10-ditor ku përfshihen qytete porte në Itali, Greqi, Shqipëri, Mali i Zi dhe Kroaci.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nga SHBA (445) dhe Kanadaja (100), ndërsa nuk mungojnë edhe turistë nga Peruja, Zelanda e Re, Australia, Hong Kongu, Rusia, Suedia, Ukraina, Pakistani, Meksika, Italia, Britania e Madhe, Kili, Gjermania, Spanja, Belgjika, Izraeli, Kroacia, Franca dhe Brazili.