FOTOT/ Zambaku i rrallë që gjendet në Shqipërinë e Jugut

75

Në malin e Ivanit (1768 m), Parku Kombëtar “Prespa”, gjendet një ndër zambakët më të bukur që kemi. Quhet zambaku i Kalkedonit (Lilium chalcedonicum L.)

Është lloj i rrallë që gjendet vetëm në Shqipërinë e Jugut, Greqi dhe në zonën e Toskanës (Itali). Është ndër zambakët e pakët që kemi në vendin tonë. Ngjyra e kuqe e zambakut e bën atë ndër të rrallët në botë edhe për shkak të sajë. Ndonjë herë bima shkon deri 150 cm e lartë, por normalisht gjatësia luhatet nga 80-120 cm.

Lulëzon në vende pak të lagështa, pjesërisht të hijezuara, në pyje me çeltira, shkurre dhe livadhe në toka shkëmbore gëlqerore, nga 600 deri 1700 metra mbi nivelin e detit. Për shkak të hijeshisë së tijë, është kultivuar shumë herët. Duke qenëse është lloj i rrallë, IUCN këtë zambak shumë simpatik e ka bërë pjesë të listës së llojeve të rrezikuara.

Në gjuhën viktoriane të luleve, zambakët simbolizojnë dashurinë, adhurimin dhe dashurinë për të dashurit tuaj. Fotot janë bërë në malin e Ivanit, parku Kombëtar “Prespa”, në lartësinë 1450 metra mbi nivelin e detit nga Abdulla Diku.