FOTOT/ Zambaku i ujit të Lurës, lulja e miteve dhe legjendave

68

Zambaku i bardhë i ujit (Nymphaea alba L.) dhe zambaku i verdhe (Nuphar lutea L.) janë dy lule të rralla dhe shumë të hijshme që kemi.

Emri i lules (Nymph – Nimfë) do të thotë shpirt femëror që jeton në ujëra të pastra.
Për shkak të formës dhe ngjyrës, zambaku i bardhë i ujit është përmendur mijëra vite më parë nga autorë të ndryshëm. Zambaku është përdorur si simbol jete nga dinasitë egjiptiane, por përmendet edhe ne librat e shenjtë.

Zambaku rritet në ujëra me thellësi deri 1.5 metra. Lulet çelin në mëngjes dhe mbyllen në mbrëmje duke u zhytur pjesërisht nën sipërfaqen e ujit. Lulja e madhe e bardhë ka rreth njëzet petale. Lulet dhe gjethet e mëdha pothuajse rrethore notojnë në sipërfaqen e ujit.
Lulëzon për një periudhë të gjatë kohe (Qershor-Shtator), kur temperaturat e ujit janë më të ngrohtat.

Zambaku i ujit ka qenë gjithnjë ndër lulet më të adhuruara për perfeksionimin dhe bukurinë. Për shkak të aftësisë së tij për të ngulur rrënjët në baltë dhe për t’u zgjatur deri në sipërfaqen e ujit duke mbetur e pastër, e papërlyer – zambaku përfaqëson simbolin e perfeksionit. Përdorimet e zambakut në mjekësinë alternative janë të shumta. Për këtë arsye kuptohet simboli i atyre që e duan këtë botë dhe jetën pa u njollosur.

Zambaku i bardhë përmban alkaloide aktive si nufarinë dhe nymfaeinë, dhe është një qetësues dhe një afrodiziak/anafrodiziak në varësi të mënyrës si përdoret.

Ka plot histori e legjenda për zambakun e bardhë të ujit.

Edhe në Shqipëri zmbaku ka plot këngë e poezi pasi është ndër lulet më të bukura që kemi.
Pamjet – zambakë uji nga liqeni akullnajorë, pjese e kompleksit te liqeneve akullnajore të Lurës janë sjellë nga Abdulla Diku.