FOTOT/ Zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Maliq

31

Pranë fshatit Podgorie, tek vendi i quajtur Kopace, midis Burrës dhe Kishnikut, në bashkinë e Maliqit, në një pronë private, gjatë punimeve, ka dalë në dritë një objekt arkeologjik, i cili sipas arkeologëve rezulton të jetë një pitos.

Sipas specialistëve, pitosi është prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm.

Objekti paraqitet i stërgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm.

Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k. Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren.Punimet në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna.

Maliqi është një vendbanim me shumë periudha, prej neolitit të vonë dhe mbaron në periudhën arkaike. Kultura e Maliqit është ndër më të zhvilluarat në rajon.