FOTOT/ Zgjatet shëtitorja rreth Liqenit të Farkës

269

Shumë pranë kryeqytetit, Parku i liqenit të Farkës është kthyer në një nga hapësirat më tërheqëse për të kaluar fundjavën jo vetëm për ata që duan të shijojnë natyrën, por edhe për të apasionuarit pas sporteve ujore.

Bashkia e Tiranës ka nisur sëfundmi punën për zgjatjen e shëtitores rreth Liqenit të Farkës. Në dakordësi me komunitetin, ndërmarrjet e Bashkisë po punojnë për të plotësuar infrastrukturën rekreative për parkun e dytë më të bukur të Tiranës!

Gjithashtu, po vijon puna në Parkun e Liqenit të Farkës me përgatitjen e terrenit për mbjelljet e reja, hapjen e gropave, pastrimin dhe heqjen e ferrave e drizave

Liqeni i Farkës ndodhet 9.6 km nga qendra e Tiranës dhe vetëm 2.3 km nga rruga nacionale, gjë e cila e bën këtë park lehtësisht të arritshëm për vizitorët. Kjo zonë dallohet për biodiversitetin dhe peizazhin tërheqës kodrinor, si dhe për trashëgiminë natyrore. Pjesë e kësaj trashëgimie janë objekte, peizazhe, ekosisteme, habitate të veçanta, të rralla dhe unikale, relike, lloje endemike apo në rrezik për t’u zhdukur.