FOTOT/ Zogu i Zi, porta hyrëse e kryeqytetit ndryshon pamje

139

Rrethrrotullimi te Zogu i Zi, një prej portave hyrëse të kryeqytetit ka marrë një pamje krejtësisht të re.

Pas rehabilitimit të shatërvanëve, lulishtes, por edhe vendosjes aty të skulpturës së artistit me famë botërore Helidon Xhixha, Bashkia e Tiranës po kujdeset edhe për gjithe pjesën e infrastrukturës.

Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Rrugëve, kanë bërë riasfaltimin e segmenteve hyrëse në rrethrrotullim të cilat më parë paraqisnin problem dhe ishin bërë një shqetësim për drejtuesit e automjeteve.

Siç shihet edhe në foto, në pjesën fundore të rrugës së “Durrësit” është rehabilituar asfalti dhe janë ndrequr të gjitha dëmtimet e rrugës ndërsa ka  vijuar puna edhe me vijëzimin për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu po punohet edhe për rivendosjen nga e para të sinjalistikës horizontale duke dhënë më shumë siguri për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, por edhe duke i dhënë një pamje më të bukur një prej portave kryesore hyrëse në Tiranë.