Franca mbështetje Shqipërisë në rrugën evropiane

1

Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Francë, Eduard Shalsi dhe zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ndodhen në Paris për një vizitë zyrtare në Senat.

Delegacioni nga Kuvendi i Shqipërisë u prit nga kryetari i Komisionit për Financat, Komisionit të Jashtëm si dhe zëvendësdrejtori për Evropën në Ministrinë e Jashtme.

Në fokus të këtyre takimeve ishte axhenda e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe veçanërisht mbajtja e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Tiranë javën e kaluar duke treguar edhe një herë se është një shenjë e shkëlqyer për integrimin e rajonit.

Parlamentarët falënderuan Francën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën evropiane si dhe nënvizuan se propozimi i presidentit Macron për të dakordësuar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut solli dritën jeshile për hapjen e negociatave dhe për vendin tonë.

Gjatë takimit gjithashtu u cek çështja e anëtarësimit të Kosovës në KE si dhe u bë një prezantim mbi hapat konkrete që Shqipëria ka ndërmarrë në këtë drejtim.

Bashkëbiseduesit nënvizuan nivelin e lartë të marrëdhënieve politike dhe shprehën vullnetin për thellimin e tyre dhe në nivelin ekonomik dhe social.

ata.gov.al