Francë/ Baritoni Gëzim Myshketa në premierën finale të operas Giuseppe Verdi

14

Pas një kohe të gjatë pa publik sallat e teatrove në mbarë botën po përpiqen ti rikthehen normalitetit. Me një publik të reduktuar, për shkak të masave parandaluese për pandeminë, por të mjaftueshëm për të mirëpritur me duartrokitjet artistët.

Teksa sopranoja Ermonela Jaho e nisi këtë vit me një interpretim mbresëlënës të “Madam Butterfly”, në Operan Kombëtare të Greqisë, baritoni shqiptar Gëzim Myshketa e nisi sezonin në skenën e teatrit “Berlioz” në Montpellier, me “Berberin e Seviljes”, skenë në të cilën rikthehet për të interpretuar më 20 janar, me “Falsatafin” e Giuseppe Verdit.  Myshketa do të luajë rolin e personazhit Ford në datat 20, 22, 24 janar 2021.

Baritoni i suksesshëm shqiptar është diplomuar në Konservatorin “Arrigo Boito” në Parma të Italisë.

Gjatë periudhës së karantinës, Gëzim Myshketa i ka qëndruar pranë publikut duke i ofruar nga rrjetet sociale interpretim të disa prej kryeveprave të muzikës shqiptare, midis të cilave këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha, “Valsi i Lumturisë” nga Vaçe Zela, “Jon” nga Ardit Gjebrea, etj.