Këshilli i Shtetit në Francë, ka refuzuar kërkesën për ndërprerjen e trajtimeve spitalore të vogëlushes Marwa, foshnja 15-muajshe plotësisht e paralizuar, e cila është e pavetëdijshme për shkak të një virusi.
Mediat franceze saktësojnë që kërkesa i ishte nisur prej ditësh autoriteteve shëndetësore të Marsejës. Për mjekët, nuk mund të bëhet dot asgjë, por familja ka refuzuar fikjen e aparaturave që e mbajnë në jetë.
Kështu pra, Marwa e vogël do të vazhdojë të mbahet në jetë në gjendje koma në spitalin “La Timone” në Marsejë. Të dy prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të mbahet në jetë në këto kushte.
Në muajt e shkuar, spitalet publike të Marsejës i kishin kërkuar gjykatësit administrativ të konfirmonte vendimin e gjykatës së shkallës së parë për “t’i dhënë fund terapive aktive” dhe “frymëmarrjes” artificiale.
Një vendim i ndërprerë në fillim të shkurtit nga vetë Gjykata Administrative e Marsejës pas kërkesës së prindërve. Marwa është shtruar në spitalin “La Timone” në 25 shtatorin e vitit të shkuar për atë që mjekët e përshkruajnë si një “virus të rrufeshëm”.
Burimi: Shqip.com