Francezët i ‘japin jetë’ Dardhës, zhvillohet për herë të parë garë ndërkombëtare në pistën e skive

97

Në Skipistën e Dardhës për herë të parë organizohet një garë ndërkombëtare në ski. Krahas skiatorëve shqiptarë nga Korça, Kukësi, Puka dhe Durrësi ka pasur edhe skiatorë francezë të ardhur nga qyteti i Korshëvelit, duke i dhënë kështu aktivitetit më shumë bukuri.

Ekipi francez bashkë me jurinë e ardhur nga vendi i trikolorëve e ka përmirësuar ndjeshëm mënyrën e organizimit të një gare skish në vendin tonë.

Gara nderkombëtare e Skive në Dardhë është ndarë në disa kategori në bazë të moshave së pjesëmarrësve. Krahas të rinjve dhë të riturve pjesë e garës së rrëshqitjes së madhe janë bërë edhe veteranët e këtij sporti.

Në përfundim të Korça Open, fitues për vendet e para sipas kategorive janë shpallur, Kudret Beqaj për të rinj, Marsel Biçoku për të ritur si dhe Ardian Xhaxho për veteranë.