“Friendly Wi-Fi”, internet falas dhe i sigurtë tek Liqeni Arificial i Tiranës

101

Tirana do të jetë qyteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të ofrojë një mjedis online miqësor për fëmijët dhe familjet.

Nisma “Friendly Wi-Fi” u prezantu dje, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, si një shërbim i certifikuar, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme dhe pornografia.

Kjo risi ka për qëllim t’u ofrojë familjeve dhe fëmijëve një alternativë më të sigurt dhe të përshtatshme gjatë lundrimit të tyre në internet.