Fronin e mban Vjena, njihuni me 10 qytetet më të gjelbërta në botë

39

Vjena është shpallur qyteti më i gjelbër në botë nga një kompani këshilluese kanadeze-amerikane. Firma, Resonance, analizoi cilësinë e ajrit, numrin e parqeve dhe aksesin në transportin publik nëpër qytetet më të vizituara në botë.

“Vendlindja e modernizmit ka një mori idesh të freskëta për lëvizjen dhe parqet publike,” cilësoi kompania për kryeqytetin austriak. “Por angazhimi vjen nga një histori e planifikimit metodik të qytetit që i ka dhënë botës gjithçka, nga Parku i Qytetit i frymëzuar nga kopshti anglez (i hapur në 1862) në një park kombëtar aktual, jashtë qytetit (Nationalpark Donau Auen).”

Ajo gjithashtu vlerësoi Vjenën si “standardin europian për tranzitin publik”, me gati gjysmën e popullsisë së qytetit që dispononte një abone vjetore. Vjena është me të vërtetë e mrekullueshme, me mbi 50% zona të gjelbërta, çka është unike.

Këtu janë 10 qytetet më të gjelbërta në botë, sipas Resonance:

  1. Vjenë, Austria
  2. Munihu, Gjermani
  3. Berlin, Gjermani
  4. Madrid, Spanjë
  5. São Paulo, Brazil
  6. Manchester, Mbretëria e Bashkuar
  7. Lisbonë, Portugali
  8. Singapori
  9. Amsterdam, Holandë
  10. Washington D.C., USA