Frutat që s’duhet të mungojnë në tryezë gjatë verës, si t’i zgjidhni

60

Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj dhe disa këshilla për mirëmbajtjen dhe zgjedhjen e tyre.

Pjepri
Nëse ka një frutë, që përfaqëson më së miri ëmbëlsinë e verës, ai është pjepri. Shija dhe ndjesia e freskisë dhe ëmbëlsisë e bën pjeprin frutën mbret të verës. Pjepri është shumë i ëmbël, ndaj dhe mund ta kombinoni me përbërës të tjerë më të kripur për të balancuar shijen si me proshutë ose djathë.

Pjeshkat, nektarinat

Pjeshkat dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkat janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar. Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së agrumeve. Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkat dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre. Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha, këshilla e AgroËeb.org është se asaj që duhet t’i besoni më shumë është nuhatja.

Qershitë

Qershori është padiskutim muaji i qershive. Edhe pse tashmë kanë dalë në treg, piku i pjekjes së tyre arrin pikërisht në këtë muaj me qershitë e Beratit, Peshkopisë dhe të Korçës. Fundi i muajit shënon dhe ardhjen në treg të vishnjeve, që dallohen për ngjyrën e errët dhe shijen pak më të athët. Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.
Me qershitë e bardha shihni të jenë sa më transparente dhe me ngjyrë të artë. Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë. Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë.