Lulet dhe frutat e bimës janë të përdorura për qëllime mjekësore.
Lulet janë ngjyrë kremi në të bardhë dhe shfaqen përpara gjetheve. Më pas vijmë te frutat që janë ngjyrë blu e përzier në të zezë. Janë rreth 2 cm në diametër dhe kanë një shije të ëmbel.
Frutat e thara mund të përdoren dhe si caj herbal gjithashtu. Lulja dhe fruti kanë veti antioksidante, depurative, astrigente, diaforetike, laksative, diuretike etj.
Prunus spinosa që ndryshe njihet si kulumbria është një bimë e egër me shumë benefite shëndetsore.
7 benefite shëndetsore të kulumbrisë:
1. Punon si pastrues gjaku
Lulet, gjethet e Prunus Spinosa kane veti depurative. Me fjalë të tjera ato ndihmojnë në pastrimin e gjakut dhe largojnë papastërtitë nga lëngjet e trupit. Lulet në vecanti janë të pasura me rutinë dhe quercitinë që ndihmon në purifikimin e gjakut. Parandalon dhe rreumatizmin gjithashtu.
2.Përmirëson tretjen
Prunus Spinosa përmirëson tretjen, lehtëson kapsllëkun, redukton fryrjen dhe kuron diarrenë, sidomos te fëmijët. Dhe caji herbal i përgatitur nga frutat e kulumbrisë nxit oreksin. Thjesht duke i konsumuar në formë receli qetëson stomakun.
3.Kuron problemet me veshkat dhe fshikëzën
Lulet e Prunus Spinosa mund të përdoren për të zgjidhur problemin e akumulimit të lëngjeve në trup, për të trajtuar gurët në veshka dhe probleme të tjera me veshkat për shkak të vetive diuretike që zotëron. Gjithashtu kjo bimë përdoret dhe për të kuruar problemet me fshikëzën. Si dhe janë një zgjidhje efektive për krizat në stomak dhe ato nervore.
4.Redukton Inflamacionin në gojë dhe fyt
“The Complete German Commission E Monographs: Therapeutic Guide to Herbal Medicines” ka miratuar përdorimin e kësaj bime herbale për të hequr qafe inflamacionin në gojë dhe fyt. Kur keni probleme me fytin , mund të bëni gargarë me lëngun e freskët ose me një përzierje të lëngut të gjetheve të kulumbrisë për bajamet e acaruara.
Për të përgatitur këtë përzierje zieni 4 gjethe kulumbrie në gjysëm litri ujë për rreth 10 minuta. Bëni gargarë rreth 2-3 herë në ditë.
Por mund ta bëni dhe shurup. Mjafton vetëm 450 gr sheqer të bardhë dhe 2 dorë gonxhe lulesh kulumbrie në 4.5 litra ujë. Kur të ftohet, ruajeni në shishe të sterilizuara. Mund të përzihet dhe me ujë të ngrohtë për të kuruar bajamet dhe laringun e acaruar. Por mund ta shtoni dhe në jogurt.
5.Kuron crregullimet e frymëmarrjes
Përbërjet e përgatitura që përmbajnë lulet e prunus spinosa janë konsideruar të dobishme për të trajtuar problemet me traktin respirator.Lulet mund të luftojnë të ftohtin e zakonshëm dhe kollën. Ndërsa lëkura e bimës mund të përdoret si alternativë për të ulur temperaturën.
6.Punon si një kurë e mrekullueshme bukurie
Tuli i kulumbrisë së pjekur përzihet me përbërës të tjerë për t’ju sjellë disa maska të mrekullueshme bukurie. Përvec kësaj ekstraktin mund ta aplikoni në lëkurë në mënyrë që lëkura juaj të duket më e freskët falë vitaminës C që përmban. Si dhe mund të parandalojë strijat.
7. Largon lodhjen dhe këputjen fizike
Të pini ujë me ekstraktin pluhur të kulumbrisë ka efekt qetësues në nervat e juaja. Do të ndiheni energjikë dhe plot gjallëri. Kur përballeni me probleme si insomnia ose menopauzë, merrni një gjysmë luge lulesh të thara në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe lëreni të ziejë për 5 minuta. Pijeni kur të ftohet.
Kujdes:
Farat dhe gjethet e kësaj bime mund të kenë “Hydrogen cyanide” që i japin një shije të hidhur. Edhe pse nuk është e dëmshme në sasi të vogla, duhet ta shmangni këtë substancë.
Disa individë mund të jenë alergjikë ndaj kësaj bime. Gratë shtatzëna duhet të konsultohen me doktorin para se ta perdorin.
/lajmifundit.al