Frymëzim/ Albi dhe Dervis, dy të rinjtë e shkolluar jashtë që punojnë në fermën me 500 dhi

78

Më siguri, kur shijoni djathin e mrekullueshëm të dhisë, mund të pyesni vetën se ku prodhohet.

Në Shqipëri, vitet e fundit janë ngritur shumë ferma, njëri prej tyre ndodhet në Yrshek. Rasti është shumë frymëzues, pasi Albi dhe Dervis, dy të rinj të shkolluar jashtë, janë kthyer në Shqipëri dhe që prej vitit 2015 punojnë në fermën Bonum.

Ata po furnizojnë tregun vendas me produktet bio të qumështit të dhisë.

Ndërkohe që Xhulia, një inxhiniere kimiste e re, kujdeset për proceset dhe teknologjinë që përdornin. Ferma Bonum, produket e së cilës gjenden në marketet bio të kryeqytetit, e nisi biznesin me dhi të sjella nga Franca dhe sot arrin në rreth 500 krerë.

Me dëshirën e madhe për të ofruar produkte të shëndetshme për tregun vendas, ferma mbulon të gjithë zinxhirin ushqimor, duke nisur nga ushqimi i bagëtisë deri në prodhimin e produktit final për konsumatorin.

Bravo djema!/ Përgatiti PO.AL