Frymëzim/ I riu shqiptar ‘pushton’ gazetat zvicerane, pas gjestit fisnik që bëri

33

Rasti i një shqiptari nga Kosova, Eduard Latifi, i cili ka dorëzuar në polici një shumë të hollash që ka gjetur në rrugë, ka bërë bujë të konsiderueshme në mediat zvicerane.

Të premten e kaluar, 26-vjeçari Eduart Latifi doli jashtë dhe po shëtiste në Arbon me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël. Eduarti vuri re një çantë të kuqe jashtë një dyqani.

Çanta kishte 9 mijë franga. I riu shqiptar iu drejtua policisë dhe dorëzoi shumën e gjetur. Veprimi i tij u vlerësua maksimalisht nga efektivët, por edhe nga gruaja që i kishte humbur, e cila i dha si shpërblim një shumë simbolike./POAL