Majat në karrierën akademike mund t’i mbërrini edhe nëse bazat e formimit i keni marrë në vende si Kosova apo Shqipëria. Këtë e dëshmon rasti i Gresa Latifit, 29-vjeçares ambicioze, e cila tashmë punon si pedagoge në universitetin nr.1 të Gjermanisë, shkruan Euronews.al.
Gresa, pas përfundimit të doktoraturës në Milano, vazhdon kërkimet postdoktorale në Universitetin Teknik të Mynihut, ku jep lëndën e teknologjisë së avancuar dhe menaxhimit të inovacionit.
Pasi mori bazat e dijes në menaxhim dhe informatikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Gresa tregon se vazhdimi i studimeve master në Gjermani ishte një rilindje për të në aspektin akademik.
Mundësinë për të kontribuar në edukim në vendin e origjinës Gresa ja ka krijuar vetë vetes, duke ndërtuar një kopsht.
Nisur prej eksperiencave të deritanishme, e reja zbulon dhe çelësin e suksesit për të gjithë të rinjtë që kanë synime për arritje të ngjashme.
“Puna e palodhshme është çelësi i çdo suksesi në jetë. Punë jo e përnjëhershme, punë sistematike, e vazhdueshme është diçka që garanton sukses”, thotë 29-vjeçarja