Frymëzuese/ Ja 50-vjeçari nga Erseka që ndërtoi një jaht

221

Një 50-vjeçar nga Erseka ka ndërtuar një biznes fitimprurës duke shndërruar ëndrrën në pasion. Flamur Bilo, ose siç njihet ndryshe në Kolonjë, Luli, është i pari ndërtues i jahteve dhe mjeteve lundruese në vendin tonë.

Duke treguar për pasionin e tij, Bilo thotë se “zakonisht ne kërkojmë atë që na mungon dhe në mal na mungon deti”. Kjo ishte shtysa kryesore, për të thënë që do të ndërtojmë një barkë për të qenë më afër asaj që na mungon, tha ai.

Ndërsa prezanton punën e tij, Bilo shprehet se “ky është jahti jonë që ne e kemi ndërtuar me duart dhe familjet tona”.

Bilo tha se askush nuk e ka besuar se dikush nga maja e Gramozit mund të shkojë në Orikum dhe barkën e ndërtuar nga duart e tij.

Kjo barkë, sipas Bilos, mund t’i shërbejë një personi që nxjerr në det për të shëtitur turistë të huaj dhe vendas dhe është një biznes absolutisht fitimprurës.